PROFESIONAL

Ndërlidhja e kufijve: kapitali njerëzor dhe arsimi si katalizatorë të zhvillimit ekonomik - TEF 2025

Folësi: Në këtë panel të shkëlqyer, do të rrekemi të trajtojmë sfidën që vijon, me temën, “Ura që lidhin kufijtë”, e cila përqendrohet te kapitali njerëzor dhe arsimi si katalizatorë të zhvillimit ekonomik. Sot, do të eksplorojmë sesi Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të formësojnë kapitalin e nevojshëm njerëzor për një zhvillim të qëndrueshëm të nivelit evropian. Konkurrueshmëria e Ballkanit Perëndimor nuk do të përcaktohet nga gjeografia apo burimet natyrore, por nga aftësitë, krijimtaria dhe aspiratat e qytetarëve të tij.

Që Shqipëria të shndërrohet në një qendër ekonomike rajonale, ajo duhet ta trajtojë kapitalin njerëzor jo si segment shoqëror, po si motorin kryesor të strategjisë së saj ekonomike. Për t’i rënë shkurt, ne besojmë se ndërlidhja rajonale përfshin talentin, arsimin dhe tregjet e punës që, sigurisht, nuk ndalen në kufijtë kombëtarë. Reformimi i arsimit, qeverisja digjitale, mobilizimi i diasporës, lidhja e universiteteve me industrinë, kërkim-zhvillimi dhe synimi për të prodhuar produkte fundore kanë vlerë të madhe.

Pas kësaj hyrjeje të shkurtër, dua të vij te ju, znj.Rama dhe t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen edhe njëherë, si dhe t’ju pyes si e kushtëzojnë kufizimet aktuale të kapitalit njerëzor në Shqipëri llojin e investimeve që mund të tërheqë vendi. Më lini t’ju them se ky këndvështrim ishte paksa i munguar në panelin e mëparshëm, ndaj ky panel do të duhet të hyjë në thellësi të kësaj teme.

LR: Falemnderit shumë që më ftuar.

U gëzova shumë kur pashë programin, pasi mora ftesën, për shkak se, nëse ky eveniment do ishte shpallur në të gjithë përmbajtjen e mëparshme, mendoj që aspektet e zhvillimit të kapitalit njerëzor do të shkatërronin gjithçka nga diskutimi i mëparshëm. E pashë me interes të madh dhe, përpara se të vija këtu, po mendoja si do ta trajtoj. Unë jam ekonomiste, por ky ishte një vendim që e mora në fund të viteve ’90, sepse e kuptova shumë qartë që thellimi në ekonomi nuk ishte i mjaftueshëm në një vend që prodhonte probleme sociale çdo ditë.

Po mendoja për titullin e panelit, “Kapitali njerëzor dhe arsimi si katalizatorë të zhvillimit ekonomik”. Mund ta themi edhe ndryshe, “Zhvillimi ekonomik si themel për një kapital njerëzor dhe arsim më të fortë”, pasi është e qartë se si ekonomia, ashtu edhe kapitali njerëzor e përforcojnë njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë. Në të njëjtën kohë, nëse nuk lidhen, mund ta minojnë njëri-tjetrin dhe do ta shpjegoj pse.

Për  një kohë të gjatë, e kemi parë tablonë e plotë se si ekonomia ka minuar zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe me këtë i referohem fillimit të tranzicionit, kur, së bashku me problemet e jashtëzakonshme ekonomike dhe rënien e sistemit, trashëguam një dhuratë demografike, masën e popullsisë në moshë pune, me perspektivën për t’u rritur me pesë për qind brenda një dekade, një dekade e gjysmë. Po ashtu, trashëguam popullsinë më të re në Evropë dhe thoshim, në fakt na e thonin të huajt gjatë gjithë kohës, “keni një thesar të madh në vend, sepse keni një popullsi shumë të re, më të renë”. Në atë kohë, nuk e kuptonim çfarë pasurie kishim, ndërkohë që hidhnim sytë për të kërkuar të tjera pasuri. Mosha jonë ishte 11 vjet më e re sesa mesatarja e Evropës, por nuk kishim ekonominë, ekonomia kishte rënë në kolaps. Punësimi në sektorin publik ra, nga 100 për qind, në 40 për qind në vetëm dy vjet. Vetëm imagjinojeni! Nga mesi i vitit 2005, erdhi në nivele të qëndrueshme, në 20 për qind të punësimit, që është edhe përqindja aktuale. Në të kundërt, kishim kaq shumë përkufizime për tregun e punës me një sërë kategorish, si papunësi e regjistruar, nënpunësim, të punësuar informalë, punonjës të shkurajuar, që sollën papunësinë afatgjatë dhe kishim edhe diçka tjetër, një ekonomi që nuk krijonte vende pune ose  krijonte shumë pak të tilla. Imagjinoni sikur e gjithë kjo popullsi në moshë pune të kishte qëndruar në vend. Do të kishte qenë një kaos. Njerëzit u larguan jashtë, nisën të emigronin, ndaj, vit pas viti, humbëm një popullsi në moshë pune të madhe në numër dhe të rinj po ashtu. Kështu, e humbëm avantazhin e numrave dhe të moshës, vetëm sepse nuk kishim ekonominë. Me emigracionin – dhe këtë nuk e them unë, e thonë shifrat - humbëm edhe njerëzit më të mirarsimuar, pasi ishte më e lehtë për ta të gjenin punë të mirëpaguara. Gjatë atyre ditëve dhe për shumë vite me radhë, kemi folur për shifra të larta të të rriturve që nuk ishin as në punë e as në kërkim të punës, ndërkohë që papunësia arriti 90%. Nga ajo kohë, ne trashëguam punësimin jostandard, që është fakt, edhe sot. Kemi shumë punësim në aktivitetet familjare, punësim në biznese dhe vetëpunësim, çka nuk është karakteristike për ekonominë moderne. Kështu, na duhet të korrigjojmë atë çka trashëguam nga e kaluara dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Në vitin 2000, shumë kohë më parë në vitin 2025, Banka Botërore foli për herë të parë jo vetëm për krijimin e vendeve të punës, por edhe për produktivitetin dhe ende vazhdojmë të flasim për  produktivitetin, ndërkohë që krijimi i vendeve të punës vijon të jetë në agjendë. Kemi bërë shumë përpjekje dhe më pëlqen shumë kur dëgjoj gjithë ato diskutime rreth strukturës së ekonomisë, por kemi bërë shumë përpjekje për të pasur një tablo të qartë sesi do të dukej ekonomia. Me kohën, ka pasur shumë ndryshime dhe dëgjuam sot në mëngjes, në fjalët e hapjes, se jemi të qartë e të sigurt se, të paktën novacioni, energjia, turizmi dhe infrastruktura, të ndërlidhura mirë me njëra-tjetrën në kuptimin e vizionit, do të jenë shtyllat ku do të mbështetet vendi. Sigurisht, kemi edhe bujqësinë, nuk duhet harruar. Bujqësia, sipas studimeve që kemi bërë, do të vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë një prej sektorëve që do të kontribuojë me një përqindje të madhe në PBB. Po çfarë duhet të bëjmë në këtë pikë. Nuk po flasim më për të rritur që nuk janë as të punësuar, as në kërkim të punës, sepse, për herë të parë pas tri dekadave tranzicion dhe pas shumë, shumë përpjekjeve, norma jonë e papunësisë ka rënë në një normë njëshifrore. Aktualisht, është 9 për qind dhe jemi shumë të lumtur që reformat na kanë sjellë në këtë pikë. Por, po flasim për nevojat dhe kjo përfshin edhe të rinjtë, që nuk janë as në punë, as në arsim.

Natyrisht që papunësia te të rinjtë është problem kudo në Evropë. Në disa vende, e kam fjalën për vende të BE-së, është në të njëjtat nivele si këtu, por ka vende të tjera ku kjo normë është sa gjysma e shifrave që kemi ne. Mendoj se, në të ardhmen, vëmendja duhet drejtuar absolutisht te të rinjtë dhe fëmijëria e hershme. Novacioni dhe bizneset e reja janë fushat ku duhet të promovohen talentet. Ka diçka tjetër që del qartë nga të gjitha studimet, që modernizimi i arsimit në kohërat e novacionit dhe digjitalizimit, është thelbësor. Sistemet tona tradicionale të arsimit janë shumë të ngurta dhe të mbingarkuara dhe, ndonjëherë, edhe çorientuese dhe gjëja më e rëndësishme nuk është infrastruktura – natyrisht, infrastruktura është e domosdoshme – por arsimi dhe formimi i vazhdueshëm, si dhe zgjedhja e llojit qasjes që do të ndjekim në raport me arsimin. Do të vendosim për një qasje të integruar digjitale apo qasje të vetme? Këto janë diskutimet që duhet të marrin vëmendje në të ardhmen, për të siguruar qartësi.

Ju thatë se jemi në kohë për rritje të aftësive dhe riaftësim. Po, jemi ende në kohë. Ka shumë përpjekje në këtë drejtim. Megjithatë, dua të përmend se arsimimi i të rriturve është një problem shumë i madh kudo, ashtu siç është në Shqipëri. Si i tillë, është mes çështjeve në krye të agjendës, siç duhet të jetë. Mund t’ju sjell një shifër. Sapo kemi finalizuar rezultatet përfundimtare të Analizës së Nevojave për Aftësi për vitin 2024 dhe rreth 50 për qind e kompanive nuk ofrojnë trajnim gjatë punës, në një kohë kur bizneset janë depozitat e mëdha të trajnimit në vend dhe kjo është kudo. Na duhen më shumë të dhëna rreth arsimimit të të rriturit, pasi të dhënat e fundit janë nga INSTAT-i në vitin 2017, kështu që informacioni duhet përditësuar.

Një tjetër çështje me rëndësi është si iu përgjigjet biznesi kohëve që jetojmë. I referohem veçanërisht novacionit. Arsyeja pse po e përmend këtë është se 60 për qind e biznesit në Evropë pret të transformohet në kuptimin e edukimit teknologjik. Gjetjet tona tregojnë saktësisht të kundërtën, që do të thotë se biznesi është shumë pasiv në këtë drejtim dhe 60 për qind e kompanive nuk kanë asnjë prekje teknologjike – dhe po flas për teknologjinë, jo thjesht për digjitalizimin dhe ky është problem. T’ju kujtoj se jemi në një kohë kur flasim për një problem të edukimit teknologjik. Për një kohë të gjatë, jemi përballur me problemin e edukimit financiar dhe jemi ende shumë mbrapa edhe me këtë. Tashmë, qeveria ka vendosur të përfshijë në rend dite ekonominë pa para në dorë dhe ka ndërmarrë një mori veprimesh që kanë çuar në një fazë shumë të përparuar të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe mendoj që kjo është një shtysë e jashtëzakonshme për edukimin financiar të njerëzve, që do të çelë mundësi në të ardhmen. Në rastin e bizneseve që nuk iu përgjigjen trenit të digjitalizimit, trenit të novacionit, duhet që, të gjithë së bashku, të gjejmë mënyra – dhe mendoj se kjo vlen për të gjitha ekonomitë – si t’i bëjmë kompanitë të bashkëpunojnë në këtë drejtim dhe si t’i ndihmojmë të mendojnë në një suazë më të gjerë, që nuk përqendrohet vetëm tek ajo që sjellin për ekonominë e punësimit dhe për veten e tyre.

Dua të them edhe dy gjëra të tjera për një moment. Dje, doli një tjetër raport i OECD-së, “Tabloja e aftësive”. Për mua, kjo ishte shumë e rëndësishme, pasi solli shumë gjetje, por unë piketova dy të tilla: aftësitë kundrejt mundësive. Kështu, studimi tregon se njerëzit me aftësi të njëjta, për shkak të prejardhjes familjare, kanë status të ndryshëm në ekonomi. Me këtë dua të them se, nëse nuk iu japim mundësi të barabarta që prej fëmijërisë së hershme, që ata të përfitojnë nga mundësitë dhe të dalin nga situata komplekse dhe socialekonomike të çdo lloji ku gjenden, do të krijojmë një barrë të stërmadhe për ekonominë dhe brezat e ardhshme, ndërkohë që ndeshim tashmë vështirësi, për shkak të moshimit dhe një sistemi shumë të paqëndrueshëm të pensioneve kudo në Evropë.

Dua ta mbyll duke shtuar diçka. Mendoj se kemi anëtarë të qeverisë këtu, ndoshta jo ministra, por jam i sigurt se ka përfaqësues nga qeveria. Do t’u bëja thirrje të gjithëve atyre që ulen në tryezat e qeverisë, për të shtuar zhvillimin e kapitalit njerëzor në çfarëdo që të jetë lista e përparësive dhe ta fillojnë me të, pasi nuk duam më ta humbim. Tashmë, kemi një ekonomi, jemi shumë më të qartë sa i përket strukturës ekonomike dhe duam që kjo ekonomi të ndihmojë dhe të mbështetë zhvillimin e kapitalit njerëzor, në mënyrë që të jemi më të aftë më tej për të përballuar agjendën e së ardhmes.

Po, do e mbyll me këtë. Ndjesë që mora tri minuta më shumë.

Moderatori: Znj. Rama, do ta mbyllim së bashku. Që nga hapja, ka kaluar një cikël i plotë dhe ju kam parë që keni mbajtur shënim, por i rezistuat tundimit për të komentuar. Tani ka ardhur koha të komentoni mbi çdo gjë që dëgjuam dhe nëse mendoni se hodhëm ca më shumë dritë mbi busullën për të ecur përpara. Duke qenë se ju përgatitët terrenin në nisje, mendoni se e kemi përgatitur ca më shumë atë për të ardhmen?

LR: Do doja të sillja pak qetësi në fund të panelit me atë që do të them. Në vitin, kur po dilnim nga komunizmi, ishte një ferr, por njëkohësisht, bota kishte nisur të globalizohej, çka ishte një mundësi e jashtëzakonshme për ne. Mendoj që kemi marrë shumë përfitime nga procesi që po kalonte bota. Tashmë, bie plotësisht dakord me ju, jemi sërish me fat.

Imagjinojeni një vend që ka jetuar për pesë dekada nën komunizëm, pasi ka qenë pesë shekuj nën perandorinë osmane dhe, brenda 40 vjetësh, është dyfish me fat, pasi është në të njëjtin hap me botën sa u takon mundësive. Po të shohim sot të gjitha raportet e botës mbi mënyrën si do të evoluojë tregu i punës, nëse shkoni të shihni ku do të jemi pas pesë vjetësh, do të trembemi, sepse shumë prej tyre do të dalin shumë shpejt nga funksioni. Në fakt, ka një lajm të mirë për këtë, realiteti nuk shkon në linjë me këto pritshmëri dhe këto janë gjetjet e shumë organizatave që monitorojnë tregun e punës. Kjo do të thotë se kemi ende ca kohë dhe duhet ta shfrytëzojmë me shumë zgjuarsi.

Thënë kjo, do t’ju lë me diçka qetësuese. Dua të kujtoj një bisedë shumë interesante që pata me tim bir – ai është 11 vjeç. Për herë të parë, para disa javëve, e mora në një ngjarje prezantimi për një libër, që i parapriu panairit të librit – i hap këto dritare për të – dhe ai qëndroi për një orë duke dëgjuar edhe gjëra që nuk i kuptonte, vetëm për të respektuar evenimentin. Gjatë prezantimit, folësit përmendën disa herë sa keq është brezi i ri, sa dembelë janë, sa indiferentë janë dhe ai ishte aty e i dëgjonte.

Kur mbaruam, më tha, “mami, pse ankoheshin kaq shumë për ne ata? I thashë, “sepse nuk ju njohin dhe as nuk kanë dëshirën t’ju njohin”. Mendoj që kjo qasje pasive në raport me pritshmëritë e asaj që do të ndodhë në tregun e punës dhe me gjithë këto përparime, është një sfidë e madhe që na ka sjellë realiteti. Ndaj, besoj plotësisht se po vjen një brez ndryshe. Ne kemi krijuar dhe iu kemi lënë mbi supe një peshë të madhe, duke iu lënë më shumë ngarkesa sa u takon të drejtave. Bie plotësisht dakord me ty, Michele. Fëmijët tanë kanë më shumë të drejta dhe përdorimi i këtyre të drejtave është shumë më vështirë sesa kërkimi i tyre.

Mendoj se duhet të kuptojmë plotësisht si të fuqizojmë brezin e ri dhe t’i japim besim për të çuar më tej agjendën shumë të vështirë që kanë përpara. Por, unë kam besim të plotë tek ata. Unë besoj fort te brezi i ri.

Ne nuk kemi shumë kohë për të korrigjuar të shkuarën, por jemi plotësisht në kohë për të projektuar të ardhmen.

Moderatori: Ju falemnderit shumë.

Kthehu në galeri
PUBLIK